INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Ajo nuk u fut mes Borës dhe Donaldit', Beatrix reagon pas deklaratës së opinionistes së njohur!

'Ajo nuk u fut mes Borës dhe Donaldit', Beatrix reagon pas deklaratës së opinionistes së njohur!

Publikuar më: 22:27 07-02-2022

Ka disa ditë që u largua nga shtëpia e Big Brother por këtë të diel Beatrix Ramosaj u paraqit në Fan Club ku rrëfeu shumëçka për qëndrimin e saj në shtëpi, lidhja me Donaldin dhe reagimet për lidhjen e tij me Borën.

Pas daljes Trixa tha se ishte e inatosur me veten që kishte ndrydhur veten dhe pastaj kishte vendosur t’i vëjë gjërat në peshore duke e kuptuar se kishte më shumë gjëra të mira se të këqija.

Teksa po fliste se nuk e priste që publiku të reagonte deri në atë masë ndaj lidhjes së saj, Beatrix u ndërpre nga opinionistja Arba Gramo.

“Një marrëdhënie që ka mbaruar prej shumë kohësh unë nuk e kuptoj se si Trixa përfolet se u fut mes kësaj. E para, në mes të një gjëje nuk mund të futet dikush tjetër po s’pati vend, po pati vend të futet dikush njëri nga këta persona që janë çift duhet ta lejoje, po nuk pati vend nuk futet dot asnji, as Trixa dhe le të vie edhe Beyonce, kështu që kjo gjëja u ofrua edhe nga ana tjetër”, tha farmacistja dhe sipërmarrësja e njohur.

Deri sa në anën tjetër Trixa pohoi fjalët e Gramos duke thënë: E vërtetë.

 Tutje ajo foli edhe për lidhjen me Donaldin duke zbuluar momentet e para të historisë.

“Unë Donaldin e kam pas njohur nga jashtë por skam pas ndonjë mendim dhe ishte ai dhe Semi që mu afruan më së shumti dhe aty nisi muhabeti, kimia, me shakatë lojërat. Unë kisha kriju një simpati për të por jo që ta kem ne qef thjesht kimi”.

“Personalisht nuk e përjetoj aq shumë sepse njerëzit këtë punë kanë dhe do flasin unë i vetmi shqetësim që kam dhe ajo për të cilën ndihem në faj ështe mami im, e cila u përball me gjithçka jashtë se përndryshe unë skam bërë asnjë gabim”, përfundoi këngëtarja

Article Logic
Execution time: 0.0037970542907715