Paloma dhe Alandy ishin të ftuar në “E diel”.
Teksa po luanin një lojë me pyetje, moderatorja Nevina Shtylla e pyeti gazetaren se cila është vajza shqiptare që ke frikë t’i afrohet burrit tënd dhe ajo tha emrin e Luana Vjollcës duke habitur edhe bashkëshortin e saj.
“Nuk e kam diskutuar ndonjëherë me ty, kur vinte te studio Luana që është shumë e bukur unë bëhesha shumë xheloze”, tha Paloma dhe ishte Alandy që iu drejtua kameres duke thënë: Luana tkam shumë xhan si motër nuk e di…
“Thotë se Luana është shumë e bukur dhe e talentuar dhe tani kush femër nuk është xheloze për Luanën?”, përfundoi Paloma.