INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U tha se i dedikoi tatuazhet, por pas ndarjes nga Donaldi, Beatrix nuk ka më besim te askush?! Ja VEPRIMI i papritur!

U tha se i dedikoi tatuazhet, por pas ndarjes nga Donaldi, Beatrix nuk ka më besim te askush?! Ja VEPRIMI i papritur!

Publikuar më: 10:28 29-03-2022

Para një muaji Beatrix Ramosaj ka treguar përmes disa postimeve në Instastory se ka bërë 3 tatuazhe të reja. Dy prej tyre ajo vendosi t’ia tregojë dhe fansave. Tatuazhi i parë ishte ”Wildcat (Mace e egër)” dhe sipër saj një zjarr.

Në mediat online u hodhën dyshime se të dyja mund të lidhen ngushtë me Donaldin. U komentua se Wildcat ishte tatuazh i njëjtë me atë të Donaldit, i cili e ka tatuazh në bark.

Ndërsa ”Zjarri” u tha se njëra nga arsyet është: “Luaj me zjarr”, e cila është një pjesë e tekstit të këngës që Beatrix i dedikoi Donaldit dhe “Fire on fire” është kënga që Donaldi i dedikoi Beatrixës në 14 shkurt teksa ndodhej brenda BBV.

-640-0-auto-3b4823c7-bcb9-4dd4-afbc-8af9214ce774-scaled1647948023-410.jpg

 

Por vetëm sot, Trixa ka vendosur të ndajë me ndjekësit edhe tatuazhin e tretë, me anë të një fotoje ku ajo shihet e mërzitur dhe tregon dorën e saj të djathë ku duket edhe tatuazhi.

“Trust no one”, (mos i beso askujt)- shkruhet në dorën e këngëtares dhe ky mor si një tjetër dedikim kundrejt Donaldit.

Për publikun mbetet ende e paqartë arsyeja e ndarjes së tyre, por lartë e poshtë flitet se Donaldi është penduar për lidhjen që krijoi brenda shtëpisë së Vëllait të Madh dhe po përpiqet të kthehet sërish me Borën.

-640-0-whatsapp-image-2022-03-28-at-80804-pm-142.jpeg

 

Article Logic
Execution time: 0.0034058094024658