INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U sulmua nga Don Xhoni dhe shokët e tij, reagon producenti i njohur: Kjo është gjëja më e keqe...

U sulmua nga Don Xhoni dhe shokët e tij, reagon producenti i njohur: Kjo është gjëja më e keqe...

Publikuar më: 13:35 17-11-2025

Reperi i njohur Don Xhoni, së bashku me vëllain e tij dhe disa shokë, dyshohet se kanë sulmuar producentin e njohur Shkumbin Nebihu – Bini Diez.

Sipas burimeve, gjatë incidentit është përdorur edhe armë zjarri, ndërsa grupi që shoqëronte reperin ka goditur producentin dhe i ka shkaktuar dëme të mëdha makinës së tij. Ngjarja dyshohet të ketë qenë e qëllimshme, pasi, sipas Nebihut, rruga i ishte zënë me paramendim.

Pas këtij incidenti, Nebihu ka dhënë një intervistë ku është shprehur se ‘është i shokuar’.

“Jam shokuar. Kjo që ka ndodhë sonte është më e keqja që kishte mundur një shqiptar me bë. Nuk e kemi as traditë e as zakon, sidomos kur është dikush me familje.” tha ai për Prive by LS .

Producenti konfirmoi se kishte identifikuar qartë Don Xhonin dhe vëllain e tij midis sulmuesve dhe përshkroi momentin e incidentit:

“Ma kanë zënë rrugën me një kerr. Kanë tentuar me i mëshu kerrit.”

Article Logic
Execution time: 0.0019838809967041