Noizy ka surprizuar Stresin mbrëmjen e djeshme në finalen e "Big Brother VIP Kosova" me një video ku është shprehur se i uron fitoren dhe se e ka marrë malli për të.
Videomesazhi i Noizy-t e ka prekur Stresin, i cili është parë i emocionuar. Reperi kujtoi vitet e para të miqësisë me Noizy-n e deri tek momenti kur ndodhi përqafimi i tyre në koncertin Alpha show.
Mbi te gjitha, Stresi’ u shpall fituesi i Big Brother VIP Kosova. Arkimed Lushaj qëndroi për 103 ditë në shtëpinë e famshme por më në fund triumfoi duke ‘rrëmbyer’ edicionin e parë të këtij reality show.
Ai ishte në garë me katër konkurrentë të tjerë finalistë: Xhuli Nurën, Vedat Bajramin, Artan Thaçin dhe Mbresa Hajrullahun.
Artisti i njohur fitoi çmimin e madh prej 200 mijë eurosh, ku nga 10 mijë euro shkojnë për secilin finalist. Banorët e parë që u eliminuan nga gara ishin: Mbresa Hajrullahu dhe Artan Thaçi dhe më pas Xhuli.