INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U shkëput nga muzika për të dashurën, këngëtari i njohur rrëfen se si Noizy e ka ndihmuar dhe e bindi të rikthehej në treg [FOTO]

U shkëput nga muzika për të dashurën, këngëtari i njohur rrëfen se si Noizy e ka ndihmuar dhe e bindi të rikthehej në treg [FOTO]

Publikuar më: 20:25 07-04-2019


Altin Sulku është një ndër këngëtarët e njohur të muzikës së zhanrit popullore. Ai ka provuar që të vinte e ndryshe e këtë e ka bërë nëpëmrjet bashkëpunimit që ka realizuar me kushëririn e tij Noizy-in. Por përpara se të vinte me këtë bashkëpunimin ai ishte i shkëputur nga muzika për rreth 6-7 vjet.

I ftuar tek emisionit ‘Why Not’ me Roza Latin, Altin Sulku ka rrëfyer se arsyeja e shkëputjes nga tregu muzikor ka qenë e dashura, pasi kjo e fundit kishte probleme shëndetsore. 

“Nga 2007 u shkëputa për një periudhë 6-7 vite që nuk më bëri mirë për karrierën. Pata një pauzë për arsye familjare, gjë që nuk duhet ta bëja, por e bëra. Pati disa probleme të vetat shëndetësore dhe ne kur këndojmë, këndojmë me pasion. Unë asaj kohe, nuk isha shpirtërisht tek muzika, por tek ai njeri që kishte problemet e veta”, është shprehur ai.

Më tej këngëtari ka shtuar se ka qenë Noizy, kushëriri i tij që e bindi të rikthehet në muzikë dhe e ka shtyrë që të merret me atë që ai di të bëjë më mirë; të këndojë.
“Unë e kam thënë dhe e them vazhdimisht që Noizyn, e kam djalë daje, ka qenë një shtysë e madhe. Kur do bënim klipin e parë ishim rrugës për Kosovë, do ta xhironim atje. Rrugës i them, dëgjo, unë kot po merrem, më mirë të iki diku jashtë, se tani ka ndryshuar stili. Cfarë thua më tha? Ti e ke zërin shumë të mirë. Ti do këndosh zhanerin tënd, jo hip hop. Mbështetjen time do e kesh gjithmonë dhe shiko cfarë do bësh pas nja 2-3 vitesh. Duhen 2-3 vite punë”, ka përfunduar Altin Sulku.

z.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0030689239501953