INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U qëllua me armë zjarri 10 ditë më parë nga djali, humb jetën 47 vjeçarja

U qëllua me armë zjarri 10 ditë më parë nga djali, humb jetën 47 vjeçarja

Publikuar më: 16:54 04-08-2017

47 vjeçarja Nurie Metallari ka ndërruar jetë këtë të premte në spital. 47 vjeçarja u qëllua me armë nga djali i saj Mirald Metallari, 21 vjeç, ndërsa që mbeti i vrarë rreth 10 ditë më parë edhe bashkëshorti i saj, punonjës policie. 10 ditë pas ngjarjes së rëndë 47 vjeçarja humbi jetën në spital, nga plagët e marra. Ngjarja e rëndë ndodhi më 24 korrik në zonën e Bathores në Tiranës, pas një konflikti për ndërtimin e një muri të vogël rrethues.

Në pranga ka përfunduar shtetasi Mirald Metallari, 21 vjeç, i cili qëlloi qëlloi me pistoletën e shërbimit të babait të tij polic, duke lënë të vdekur 62 vjeçarin. I riu është arrestuar dhe materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të tij për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”. Metallari ka pranuar krimin dhe ka shprehur pendesë për ngjarjen. Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë burg pa afat për 21 vjeçarin.

Article Logic
Execution time: 0.0037519931793213