INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U publikuan fotot e “NUSES” së tij duke u puthur me Beartin, reagon i dëshpëruar Andi: S’kam fjalë, thjesht…

U publikuan fotot e “NUSES” së tij duke u puthur me Beartin, reagon i dëshpëruar Andi: S’kam fjalë, thjesht…

Publikuar më: 23:33 29-01-2021

Ish-konkurenti i “Për’puthen”, Andi Shehi, i cili doli jashtë programit me Tea Trifonin, ka reaguar pas fotove të publikuara në rrjet, ku ‘nusja e tij’ shihej teksa puthej me Beartin, në Bogë të Kosovës. (SHIKO KETU). 

I prekur nga fotot e publikuara, Andi ka njoftuar se pas pak do të dalë në një lidhje live për të sqaruar një herë e mirë se çdo të ndodhë me çiftin e parë të “Për’puthen”. Ai ka thënë gjithashtu se si ai edhe Tea i detyrohen publikur dhe gjithë mbështetësve të tyre një shpjegim, i cili do të vijë pak çaste më vonë.

Në disa foto të publikuara ditën e sotme në rrjet, dukej se Tea Trifoni po shijonte romancën me Beart Rexhepin në Kosovë. Më herët Tea u akuzua nga një ish-konkurente tjetër e “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj, e cila vazhdimisht publikonte foto të saj me Beartin, por për shkak se nuk dalloheshin qartë, Tea i mohoi kategorikisht ‘akuzat’.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038418769836426