INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fotot duke u puthur me Tean po bëjnë namin në rrjet, Bearti zbulon të vërtetën e tyre: Tea është viktima…

Fotot duke u puthur me Tean po bëjnë namin në rrjet, Bearti zbulon të vërtetën e tyre: Tea është viktima…

Publikuar më: 13:31 30-01-2021

Bearti ka reaguar më në fund për fotot ku shfaqet me Tean, foto të cilat kanë bërë namin sot duke u komentuar nga çdokush. Bearti në një video të publikuar në Instastory konfirmon lidhjen me Tean dhe flet në emër të të dyve duke u shprehur se ata kanë një dashuri të vërtetë për njëri-tjetrin.

"Tea është e pafajshme, është viktimë e kësaj situate", thotë Bearti duke shtuar se me kohën do sqarojë të vërtetën.

 “Po flas në emër timin dhe Teas, çfarë keni marrë vesh për mua dhe Tean është e vërtetë. Tea është me mua, jemi bashkë, por ju betohem me dorën në zemër se në tërë këtë histori Tea është e pafajshme. Tea është viktima e kësaj situate dhe jo vetëm ajo, por me kohën do ta mësoni të vërtetën e kësaj historie. Ka rëndësi që mbi gjithçka është një dashuri e vërtetë dhe më e bukura e të gjithë dashurive”-shprehet Bearti.

 

Article Logic
Execution time: 0.0077087879180908