INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U publikuan fotot! Arbenita i mohoi akuzat për operacione plastike, por ja çfarë thotë doktoresha e klinikës RUSE

U publikuan fotot! Arbenita i mohoi akuzat për operacione plastike, por ja çfarë thotë doktoresha e klinikës RUSE

Publikuar më: 12:32 09-09-2020

Arbenita Ismajli është një nga modelet më të reja në botën e showbizzit shqiptar dhe një ndër më të preferuarat e publikut. Emri i saj bë kryesisht i famshëm që pas daljes publike si e dashura e reperit Fero. Bukuroshja shqiptare bie në sy për trupin e saj të bukur, ngjyrë çokollatë, si dhe tiparet e veçanta. Ajo shfaqet vazhdimisht natyrale, ndërkohë që merr pëlqime të shumta nga ndjekësit e saj në Instagram.

Disa javë më parë një klinikë në Rusi ka ndarë fotot “Para dhe pas” të modeles shqiptare në InstaStory, duke treguar transformimin e saj në fytyrë. Pamjet të linin të kuptoje sikur Arbenita ka kryer një ndërhyrje me fillers (mbushës) në hundë, drejtim nofulle, si dhe ka realizuar trendin më të ri të kozmetikës, “Sytë dhelpër”.

WhatsApp-Image-2020-06-19-at-11.22.05.jpeg

 

Pasi kjo foto bëri xhiron e rrjetit, Arbenita reagoi disa herë e indinjuar duke hedhur poshtë këto thashetheme, madje tregonte foto të familjes së saj si për të na mbushur mendjen që bukuria i rrjedh nga genet.

Mirëpo, ndryshe është përgjigjur doktoresha e klinikës në Rusi, e cila është pyetur posaçërisht për Arbenita Ismajlin në pyetjet e saj në InstaStory.

“A publikon foto të ndonjë personi që s’ka qenë në klinikën tënde? Arbenita Ismajli thotë që fotot e saj janë shpifje.”

“Unë nuk publikoj foto të pavërteta, vetëm foto të punës time.”- është përgjigjia e saj.

aff.jpeg

 

Me siguri Arbenita nuk do të qëndrojë e heshtur dhe do reagojë lidhur me këtë, ndërsa ne jemi në pritje të reagimit të saj.

Article Logic
Execution time: 0.0028789043426514