Janë zbuluar dy emrat të cilët do të prezantojnë “Festivali i Këngës” në RTSH, i cili do të mbahet në datat 17-20 dhjetor. Behet fjalë për aktorin e “Portokallisë” Salsano Rrapi, i cili në formatin e humorit, ka marrë pjesë edhe në moderim.
Ndërsa prezantuesja tjetër do të jetë këngëtarja Arilena Ara, e cila po ashtu më parë ishte prezantuese e emisionit “Piranja”.
Mësohet se këtë vit janë përzgjedhur 28 artistë, mes të cilëve spikasin emra të njohur të muzikës shqiptare si Evi Reçi, Sheila, Kamela Islamaj, Gerta Mahmutaj, Erik Lloshi, Enxhi Nasufi dhe Gresa Gjocera.
Ndërsa po ashto do të ketë edhe disa emra të rinj në garë për të fituar vendin e parë.








6 Dec 2025 





