INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U përfol se do ishte pjesë e 'Babastars', Fero reagon për herë të parë duke sqaruar njëherë e mirë të vërtetën [FOTO]

U përfol se do ishte pjesë e 'Babastars', Fero reagon për herë të parë duke sqaruar njëherë e mirë të vërtetën [FOTO]

Publikuar më: 18:00 24-08-2019

Fero është një ndër reperat më të famshëm dhe të suksesshëm në Shqipëri dhe jashtë saj, ku çdo këngë e tij është kthyer në HIT.

Ashtu siç ishte përfolur prej disa javësh, ashtu ndodhi. Fero është i larguari i rradhës nga labeli muzikor “ON Records” pas largimeve të shumta si Kida, Mozzik, Getinjo. Është vetë reperi ai që ka lajmëruar fansat e tij që nga sot nuk është më pjesë e kompanisë “On Records.

Përmes një postimi, reperi bëri të ditur se ka përfunduar kontratën me këtë kompani, ndërsa me menaxherët është ndarë profesionalisht në mënyrë miqësore, po ashtu deklaroi se që sot e tutje do të vijojë në rrugëtimin e tij në karrierë si artist i pavarur por mesa duket jo për shumë kohë.

ferua.jpg

Burime për “Prive.al” bëjnë me dije se Fero dëshiron të bëhet pjesë e “Babastars”.

“Fero ka tash e një kohë që nuk e fsheh dëshirën që të jetë në ‘Babastars’. Ai ka raport tejet të mirë me Getin dhe për këtë arsye, kalimi në ‘BS’ nuk do të ishte çudi tashmë kur nuk e lidh asnjë obligim ligjor me kompaninë në të cilën ishte deri sot. Gjatë gjithë kësaj kohe është punuar edhe në projekte të përbashkëta.”- janë shprehur burimet në fjalë.

baba2-680x365_c.jpg

Së fundmi, ditën e sotme Fero ka reaguar duke postuar në llogarinë e tij të Instagramit një foto të kanalit të tij të sapo hapur në Youtube, duke i bërë thirrje fansave që ta ndjekin. Me këtë veprim reperi tregon se tani e tutje do vazhdojë si artist i pavarur dhe jo si pjesë e ndonjë labeli dhe nëse Fero do bashkohej me Babastars, këngët e tij do të publikoheshin në kanalin zyrtar në Youtube të Babastarsave dhe jo në kanalin e tij zyrtar.

-640-0-5d61303930dd8.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0030131340026855