INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U përfol për lidhjen me Noizyn, Keisi zbulon si qëndron e vërteta: Kur je vajzë e bukur…

U përfol për lidhjen me Noizyn, Keisi zbulon si qëndron e vërteta: Kur je vajzë e bukur…

Publikuar më: 14:28 31-05-2023

Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Keisi Medini, ishte sot e ftuar në emisionin “Live from Tirana”. Pasi foli pak për eksperiencën e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, këngëtarja ka zbuluar se si ka nisur e gjithë vëmendja që ajo ka tani.

“Unë u bëra e njohur nga një portal ku babi kishte dhënë një intervistë dhe kishte përmendur që ka një vajzë. Aty nisi gjithçka dhe unë nisa të bëhem e njohur, u bëra fotomodele. Mikeshat e babit më merrnin në celular dhe më propozonin projekte të ndryshme”, tha bukuroshja.

Kohë më parë nëpër media u aludua një romancë mes reperit të njohur, Noizy dhe Keisit, si qëndron e vërteta?

“Noizyn e kam mik, babi e ka shumë mik. Kemi 7-8 vite që njihemi. Kur je një vajzë e bukur të vendosin nofka direkt. Mjafton të dalësh të pish një kafe dhe nisin direkt thashethemet”, u shpreh ish-banorja e BB VIP.

Ndërsa e pyetur se si do e dëshironte Keisi partnerin e saj, ajo tha:

“Unë jam një vajzë e rritur shumë mirë dhe nuk kam patur asnjëherë probleme që mos bëj këtë apo mos bëj atë. Jemi shumë liberalë si familje dhe do të doja një njeri po njësoj, të kuptoj botën time”.

Article Logic
Execution time: 0.0030210018157959