INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U përfol për lidhjen me Flori Mumajesin, por kur do martohet?! Liberta Spahiu flet pa dorashka, zbulon marrëdhënien me VIP-at!

U përfol për lidhjen me Flori Mumajesin, por kur do martohet?! Liberta Spahiu flet pa dorashka, zbulon marrëdhënien me VIP-at!

Publikuar më: 17:37 21-05-2022

Moderatorja e njohur dhe shumë simpatike, Liberta Spahiu është gjithnjë në qendër të vëmendjes. Së fundmi, ajo është pyetur nga gazetarët për jetën e saj private, teksa ka qenë e ftuar në një event në Kosovë. Ajo tha se familja e saj nuk e ‘ngacmon’ sa i takon martesës. Mirëpo, prezantuesja tha se jetës nuk i dihet kurrë ashtu sikurse theksoi se prindërve u ka bërë edhe një premtim.

“Unë e di që kanë qejf të më shohin, ndoshta jo të martuar, duke nisur që prej njerëzve të ngushtë, nga familja dhe nga miqtë… E kam thënë se kur do të martohem, por nuk i dihet jetës. Ka plot raste kur njerëz planifikojnë një dasmë për vite të tëra dhe ndodh që ose ikën nusja ose ikën burri. Kështu që le të ndodhë çfarë të ndodhë, sepse pavarësisht lidhjes që ke një person ndodh që kur bën plane dhe nuk të funksionojnë. Familja nuk më ngacmojnë sepse jam edhe fëmija i fundit dhe rri me ata. Ata madje kanë dëshirë që të rri me ta, madje iu kam premtuar që nëse do ta marr burrin do ta marr te shpia.”- rrëfeu ajo, e pyetur nga gazetari i “ATV.”

Jo vetëm kaq, por Liberta rrëfeu edhe për marrëdhënien e saj me personazhet e njohur.

“Në përgjithësi kam raporte shumë të mira, me shumicën prej tyre dal për të pirë, jo vetëm kur kam emision ose kur më duhen për story. Normalisht me raste në varësi të situatave ose materialeve që ne realizojmë ka hatëmbetje por e gjithë kjo është diçka që sillet dhe rregullohemi prapë.”– tregoi Liberta

Article Logic
Execution time: 0.0036799907684326