INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dua Lipa dhe Rita Ora do të ''ndezin'' Tiranën, zbulohet kur do të vijnë këngëtaret e njohura në Shqipëri

Dua Lipa dhe Rita Ora do të ''ndezin'' Tiranën, zbulohet kur do të vijnë këngëtaret e njohura në Shqipëri

Publikuar më: 18:28 21-05-2022

Dy këngëtaret shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe Rita Ora pritet që së shpejti të vijnë në Tiranë.

Ka qenë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka bërë me dije se pas finales së “Conference League”, kryeqyteti do të fillojë përgatitjet për të pritur dy artistet e mëdha të cilat do të mbajnë dy koncerte madhështore. Koncerti i Ritës do të mbahet në fund të verës ndërsa i Duas në prag të festave të fundvitit.

“Të gjithë duhet të gëzohemi kur Tiranës i vijnë aktivitete të tilla të mëdha. Me të mbyllur finale e 25 Majit, do të fillojmë përgatitjet për koncertin e madh të Rita Orës në fund të pushimeve, dhe të Dua Lipës pranë festave të fundvitit”, tha Veliaj për Top News.

Article Logic
Execution time: 0.0020999908447266