INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U pendua për tatuazhin për Eglin, Olsi Bylyku tregon se çfarë ka ndodhur

U pendua për tatuazhin për Eglin, Olsi Bylyku tregon se çfarë ka ndodhur

Publikuar më: 17:28 29-01-2026

Olsi Bylyku ka folur hapur për një tatuazh që kishte realizuar gjatë lidhjes së tij me ish-partneren, Egli Tako, duke pranuar se sot ndihet i penduar për këtë vendim. I ftuar në emisionin “Mirëmbrëma Yje”, me moderatore Arbana Osmanin, Olsi tregoi se ka vendosur ta ndryshojë tatuazhin, i cili dikur kishte një domethënie të fortë sentimentale.

“Jam penduar për një tatuazh që kam pasur me ish-partneren dhe e kam ndryshuar. Ka qenë një gjysmë hëne dhe gjysmë dielli, ndërsa tani kam bërë një maskë aktrimi,” u shpreh ai gjatë intervistës, ku ishte i ftuar së bashku me aktorin Nik Xhelilaj.

Tatuazhi në fjalë kishte qenë pjesë e një simbolike çifti, për të cilën kishte folur më herët edhe vetë Egli Tako. Në një intervistë të dhënë në vitin 2023, ajo kishte shpjeguar se, ndonëse fillimisht ishte realizuar si një “couple tattoo”, sot e sheh atë si diçka personale dhe me kuptim për veten.

“Kam një tatuazh te këmba që janë dallgët e detit dhe perëndimi. Edhe pse ka qenë një ‘couple tattoo’, tani është bërë sërish ‘single tattoo’ dhe vazhdon të ketë shumë kuptim për mua, sepse perëndimi është pamja ime e preferuar në botë. Unë kam diellin, Olsi ka hënën,” ishte shprehur Egli.

Article Logic
Execution time: 0.0033979415893555