im Kardashian dhe motra e saj, Khloé Kardashian, kanë habitur publikun me një bisedë të sinqertë rreth jetës së tyre të përditshme, duke zbuluar se cilat punë shtëpie vazhdojnë t’i bëjnë vetë, pavarësisht famës dhe pasurisë.
Gjatë një episodi të podkastit “Khloé In Wonderland”, Khloé nisi një rubrikë me pyetje të shpejta të quajtur “Kur ishte hera e fundit”, ku vendosi në qendër Kim-in dhe rutinat e saj personale.
Një nga pyetjet lidhej me blerjet në dyqan. Kim pranoi se hera e fundit që kishte shkuar vetë për të bërë pazar ishte rreth gjashtë vite më parë, ndërsa para kësaj, gati 12 vite më herët.
'Mbaj mend që shkova në dyqan gjashtë vjet më parë, dhe para kësaj ndoshta 12 vjet më parë. Dua të dal për një shëtitje, kështu që do të shkoj përsëri. Shkoj në qendrat tregtare gjatë gjithë kohës, më pëlqen shumë kjo' -u shpreh ajo.
Biseda vazhdoi me një tjetër pyetje interesante: kur kishte pastruar për herë të fundit me fshesë me korrent. Kim pranoi se, edhe pse i pëlqen pastrimi, nuk e kishte bërë prej kohësh.
Duke sqaruar perceptimin e publikut, ajo theksoi se familja Kardashian nuk është aspak e paaftë në punët e shtëpisë.
'Nuk jemi të paaftë, por mendoj se njerëzit mendojnë se kemi shërbëtorë ose dikë që punon për ne' -tha Kim, duke shtuar se realiteti shpesh është ndryshe nga ajo që duket në rrjete sociale.
Rrëfimi i tyre ka ngjallur reagime të shumta online, me fansat që u surprizuan nga detajet e thjeshta të jetës së përditshme të dy motrave më të famshme të showbiz-it.








27 Jan 2026 





