Alba Pollozhani është larguar nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova” të premten, në mënyrë të papritur, pa paralajmërim dhe pa pasur mundësinë të përshëndetej me banorët e tjerë. Largimi i saj shkaktoi habi dhe reagime të shumta brenda shtëpisë, ndërsa publiku mbeti në pritje të një shpjegimi zyrtar.
Pas daljes nga shtëpia, Alba reagoi për herë të parë duke sqaruar arsyen e vendimit të saj. Ajo u shpreh se nuk dëshironte që banorët e tjerë të përfitonin nga situata e saj, apo që rrugëtimi i saj në lojë.
“Nuk doja që të tjerët të përfitonin në kurrizin tim dhe mundësinë që të shkonin në finale dhe të fitonin të gjithë Big Brotherin në kurrizin tim”, u shpreh ajo.
Megjithatë, kur u pyet për 24 orët e para pas largimit nga shtëpia, ajo zgjodhi të mos japë detaje, duke theksuar se preferon ta mbajë këtë pjesë private.








5 Feb 2026 





