INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kodet pas shpine me njëri-tjetrin, kë banor të Big Brother thumboi GJESTI me këtë veprim?

Kodet pas shpine me njëri-tjetrin, kë banor të Big Brother thumboi GJESTI me këtë veprim?

Publikuar më: 10:35 08-02-2026

Mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP” është shoqëruar me debate të nxehta pas transmetimit të një klipi që zbuloi biseda me “kode” mes Selines dhe Mirit, te cilat kishin në qendër Dj Gimbon.

Në video, teksa Gimbo thirrej në dhomën e rrëfimit, Miri paralajmeronte Selinen: “Kujdes, se ke Prime sot”, duke nënkuptuar se sjellja e saj mund të keqinterpretohej.

Përgjigja e Selinës, “Nuk e kam me buton”, u interpretua në studio si një pranim i tërthorte se ajo nuk mund ta largojë Gimbon menjëhere, pavarësisht strategjisë.Opinionisti Arbeër Hajdari ishte i ashpër në gjykimin e tij, duke akuzuar Selinën se po bën lojë të pastër me Gimbon, duke e afruar dhe larguar atë sipas interesave të saj, ndërkohë që DJ ka shprehur pëlqim real.

Në këtë situatë ka ndërhyrë menjëherë nga jashtë fituesi i BBVK 4, Gjesti, i cili ka një lidhje të ngushtë me Gimbon, pasi ky i fundit është DJ i tij personal dhe mik i ngushte.Përmes një postimi në Instagram, Gjesti ka mbështetur plotesisht analizen e Arbrit, duke e cilësuar atë si opinionishtin më të drejtë, dhe i ka dhënë kurajo mikut të tij brenda shtëpisë.

“Jo që najsend po opinionisti më i drejt që ka mundur të jetë ndonjëherë është Arbër Hajdari, kështu që DJ Gimbo me ty jemi, i drejti gjithë fiton, nëse jo çmimin, e fiton dashurinë. Qajo është e rëndësishmja. Ju duaaaaa krejtve. Edhe e di që i keni sytë me i pa krejt këto”, ka shkruar Gjesti.

gent.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036160945892334