Moderatorja Enxhi Nasufi ka thyer heshtjen në rrjetet sociale, pasi u largua nga Top Channel.
Largimi i saj nga emisioni i mëngjesit “Wake Up”, vjen pas përplasjes fizike që pati me kolegen Neada Muçaj.
Pas kësaj ngjarjeje, Enxhi ka zgjedhur të reagojë përmes një fotoje në rrjetet sociale. Në imazh ajo shfaqet së bashku me nënën e saj dhe qenin, por detaji që ka marrë vëmendjen është qëndrimi i saj: ajo shihet duke nxjerrë gjuhën jashtë dhe duke bërë gjestin e gishtit të mesit.
Ky postim është parë nga ndjekësit si një provokim i hapur dhe një përgjigje shpërfillëse ndaj zhurmës së krijuar pas largimit të saj nga ekrani.









16 Nov 2025 





