INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U kap MAT në pushime dhe u tha se është lidhur me modelen seksi, flet për herë të parë Robert Berisha: Norën dhe…[FOTO]

U kap MAT në pushime dhe u tha se është lidhur me modelen seksi, flet për herë të parë Robert Berisha: Norën dhe…[FOTO]

Publikuar më: 15:48 13-09-2019

Robert Berisha vijon të mbetet kryefjala e portaleve dhe mediave online së fundmi, për shkak të ndarjes me Nora Istrefin. Ata të dy i dhanë fund lidhjes gati 13 vjeçare dhe këtë lajm e dha vetë Roberti në instagramin e tij gati dy javë më parë.

Por siç duket këngëtari ka vendosur të bëjë disa ditë pushime dhe ka zgjedhur si destinacion Turqinë ku u fotografua me modelen Jessica Kadiu. Fillimisht u tha se ajo është e dashura e Robertit, por ai sqaroi se do të jetë pjesë e klipit të tij të ri.

Burime të ‘Lajmi.net’ kanë kontaktuar personalisht me Robert Berishën dhe është pyetur në raport me vajzën nga Burreli, Jessicën. Ai e ka mohuar lidhjen mes tyre dhe është shprehur që është beqar. “Kur të lidhem me dikë kanë për ta marrë vesh prej meje direkt si gjithmonë që i bëj gjërat publike, s’kam çfarë të fsheh,jam beqar.”- është shprehur Roberti.

qers.png

 

Pasi ka mohuar lidhjen me vajzën, Roberti ka qartësuar dhe marrëdhënien që ekziston midis tyre duke thënë: “Ajo vajza është 21 vjeçe edhe është një shoqe e jona e cila ka ardhur për të marrë pjesë në projektet tona. Nëse unë pi kafe me ndonjë kolege ose qoftë dikush i familjes time, ndonjë teze, nuk do të thotë që une jam në lidhje me tezen time.”

Roberti më tutje ka vazhduar: “Veç diçka kam qejf që ta dinë të gjithë fansat e mi…që unë asgjë nuk e bëj për famë. I bëj për qejf të shpirtit tim dhe shpresoj që nuk lëndoj asnjë. Me punë dhe muzikë i kam arritur krejt këto deri tani dhe me së shumti me ndihmën e Norës, në krah të famës së saj, të cilën e ka bërë me shumë punë dhe lodhje. E falenderoj nga zemra, nuk jam as i pari dhe as i fundit, më mirë shokë se me kriju negativitet në shtëpi afër fëmijës. 80% e martesave kanë probleme dhe po rrinë bashkë se ju vjen turp prej familjes dhe traditave palidhje që i kemi ne shqiptarët. Kemi shumë të mira veç do gjëra janë shumë idiotsi. Komente do të ketë e s’do të mundem t’i ndaloj, veç diçka ta dinë të gjithë ata që duan ta dinë : Që Norën dhe Reneen kam për t’i pasur në zemër sa të jem gjallë edhe 27/7 jam i gatshëm për çfarë të kenë nevojë.”

Article Logic
Execution time: 0.0038931369781494