INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U infektua me koronavirus, ndërron jetë aktori i famshëm amerikan [FOTO]

U infektua me koronavirus, ndërron jetë aktori i famshëm amerikan [FOTO]

Publikuar më: 20:27 28-03-2020

Mark Blum aktor i njohur amerikan ka ndërruar jetë si pasojë e komplikacioneve me shëndetin pasi ishte infektuar me koronavirus.

Ka qenë Madonna ajo e cila ka dhënë lajmin e trishtë pasi ka shprehur ngushëllimet për kolegun, me të cilin ka luajtur në filmin e vitit 1985 “Desperately Seeking Susan”, pas vdekjes së tij.

Këngëtarja dhe aktorja amerikane e kujtoi Blum, i cili vdiq këtë javë në moshën 69-vjeçare, si një njeri “të dashur dhe profesional”.

“Zemra ime është me të, familjen e tij dhe të dashurit e tij,” shkroi ajo.

Vdekja e tij u njoftua nga kompania “Off Broadway Playwrights Horizons”, ndërsa nuk vonoi shumë që SAG-AFTRA të konfirmonte lajmin.

“Ai ishte një aktor i mrekullueshëm dhe një njeri shumë i mirë dhe i sjellshëm”, ishte ky mesazhi i Rosanna Arquette në Twitter, me të cilën Blum bashkëpunoi në “Desperately Seeking Susan”.

Disa nga shfaqjet e Bloom në Broadway përfshijnë: Gore Vidal’s The Best Man (2012), Lost In Yonkers (1991), The Assembled Parties (2013) etj.

111446621_blumshut.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036458969116211