INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Menjëherë pas veprimit të Loredanës për të, MOZZIK u bën DISS-in  dyshes, reperes dhe Zuna-s! [VIDEO]

Menjëherë pas veprimit të Loredanës për të, MOZZIK u bën DISS-in dyshes, reperes dhe Zuna-s! [VIDEO]

Publikuar më: 18:32 28-03-2020

Loredana Zefi pas ndarjes nga Mozzik ka kohë që komentohet për një romancë të mundshme me reperin Zuna. Dyshja e kishin mohuar një gjë të tillë, përmes disa deklaratave në rrjete sociale, por ata shihen sërish bashkë.

Madje, Loredana me Zunën kanë publikuar një këngë të fundit ‘DU BIST MEIN’ që në gjuhën shqipe do të thotë “Ti je e imja”.

Më herët, ajo e quajti Mozzik babain e fëmijës së saj, ndërsa Zunën partner në biznes (lexo këtu), ndërsa rrjeti është bërë tashmë lëmsh pas një veprimi të fundit të Loredanës pasi kjo e fundit menjëherë pas publikimit të këngës, postoi një foto të Mozzik me të bijën.

keijt.jpg

 

Mirëpo menjëherë Mozzik ka zgjedhur të publikojë një projekt që e ka realizuar 5-6 vite më parë, por nuk e ka nxjerrë kurrë.

Projekti është i titulluar “1 ditë” dhe Mozzik shprehet se kur e gjeti në kompjuter i dha të njëjtin emocion si herën e parë.

“E pikërisht sot ku po rrimë të gjithë në shtëpi, e keni dhuratë këtë këngë nga unë”, shton reperi. Epo duam apo s'duam ky veprim i Mozzik quhet një DISS ndaj dyshes, jo medoesmos nëpërmjet fjalëve në tekst, por gjesti që publikoi këngë menjëherë.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0081648826599121