INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U fshi tani! Mos e besoni po deshët, por TAYNA mori dhuratën e veçantë nga YLLI BOTËROR [FOTO]

U fshi tani! Mos e besoni po deshët, por TAYNA mori dhuratën e veçantë nga YLLI BOTËROR [FOTO]

Publikuar më: 15:29 20-09-2020

Tayna është ndër artistet shqiptare që ka arritur të korrë sukses në industrinë muzikore. Ajo është aktive në rrjete sociale, ndërsa përmes imazheve të ndryshme mban të azhurnuar rreth 1.5 milionë ndjekësit e saj. Pas disa projekteve muzikore, bukuroshja brune ka qenë duke shijuar pushimet në Los Angeles, e së fundmi edhe në Turqi.

Gjatë gjithë kësaj kohe, ajo ka postuar vazhdimisht foto e video të ndryshme për ndjekësit e saj në Instagram, ku sigurisht ka marrë një feedback goxha pozitiv. Mirëpo teksa ishte në SHBA, Tayna ka marrë një dhuratë shumë të veçantë dhe nuk ka hezituar ta publikojë në Instagram.

Lojtari më i mirë i këtij sezoni dhe atij të vitit të shkuar në NBA, Giannis Antetokounmpo i ka dhuruar Taynës një uniformë të personalizuar me firmën e tij.

Shumë fansa të basketbollistit që ka mbi 8 milionë ndjekës do e donin një dhuratë të tillë, por Tayna ka fatin ta ketë në koleksionin e saj.

 

GIANNIS.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0037667751312256