INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U fshi tani! Kujt po i shpreh dashurinë?! Melisa bën deklaratën dyshuese: As unë s'jam...[FOTO]

U fshi tani! Kujt po i shpreh dashurinë?! Melisa bën deklaratën dyshuese: As unë s'jam...[FOTO]

Publikuar më: 16:32 25-03-2021

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Melisa Lleshi vazhdon të jetë një ndër emrat më të komentuar në mediat rozë përsa i përket marrëdhënies së saj me Andin. Prej kohësh po qarkullojnë thashetheme se ata mund të jenë në një lidhje dashurie. Për më tepër u ngritën dyshimet se kjo ishte dhe arsyeja pse Melisa u largua nga formati i dashurisë.

Megjithëse dyshja i ka hedhur poshtë aludimet e publikut, fotot që hedhin hije dyshime mbi ta kanë nxitur mjaft aludime në publik, siç ishte rasti i fotos së fundit ku Melisa u shfaq teksa mbante veshur këmishën e Andit. Dyshja janë fotografuar sërish bashkë me njëri-tjetrin duke u futur në të njëjtën makinë.

Kjo është e disata herë që kapen “mat” së bashku mirëpo ata nuk kanë konfirmuar asnjëherë për një lidhje të mundshme mes tyre.

Se fundmi, Melisa ka publikuar në InstaStory një shprehje me nota mjaft romantike.

“As unë, s’jam te unë sa ti”, shkruhet në shprehjen që Melisa ka përzgjedhur për të ndarë me fansat, por qe u fshi shpejt. 

7418dee7-b222-46bc-ad02-9367545c4f0b-300x610.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037870407104492