INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U eliminua nga Lojërat Olimpike, mesazhi prekës i Luiza Gegës [FOTO]

U eliminua nga Lojërat Olimpike, mesazhi prekës i Luiza Gegës [FOTO]

Publikuar më: 11:26 14-08-2016

Atletja kampione shqiptare Luiza Gega është eliminuar nga gara e 3000 metrave me pengesa në Lojërat Olimpike “Rio 2016” duke shuar shpresat e shqiptarëve për një fitore të mundshme nga Rio 2016.

Ajo nuk ia doli dot të kualifikohet në fazën finale.

Me sa duket dëmtimi i tendinës ka bërë të vetën, duke e detyruar Gegën të bëjë një garë larg pritshmërive. Luiza Gega e mbylli garën në vendin e 16-të në baterinë e dytë. Me anë të një statusi në Facebook, ajo ka sqaruar për të gjithë ndjekësit dhe mbështetësit e saj arsyet që e çuan në këtë humbje.

Article Logic
Execution time: 0.0043289661407471