INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Peleshi dhe Nikolla falenderojnë Luiza Gegën, Atletja: Ju tregoj pse kam dashur ta lë sportin

Peleshi dhe Nikolla falenderojnë Luiza Gegën, Atletja: Ju tregoj pse kam dashur ta lë sportin

Publikuar më: 19:08 01-08-2016

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla dhe zëvendëskryeministri Niko Peleshi kanë pritur ditën e sotme në ambientet e Kryeministritë ekipin kombëtar të atletëve shqiptarë që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike të Rio 2016.

Peleshi i i dorëzoi atletes edhe medaljen e mirënjohjes së kryeministrit, ndërsa tha se besimi tek Luiza edhe për rezultate të tjera mbreslënëse edhe në Rio 2016-të është i madh.

“Dëshiroj që në emër të kryeministrit t’ju jap mirënjohjen për atë që ju keni bërë sot. Suksesi juaj ka një rëndësi të madhe për qeverinë, sepse tregon që puna jonë për zhvillimin e sportit ka dhënë rezultat. Është e vërtetë që buxheti i qeverisë nuk mjafton për suksesin e arritur të Luizës dhe Kombëtares shqiptare në Francë. Edhe një herë në emër të kryeministrit ju falënderoj”, u shpreh Peleshi gjatë fjalës së tij.

“Një investim prej 6 milion euro, një park olimpik në Tiranë dhe një investim prej 4 milion euro në Korçë, do të ofrojnë standartet më të larta duke luajtur edhe një rol të rënësishëm social, duke i inkurajuar të rinjtë të bëhen edhe ata pjesë e sukseseve të kombëtares shqiptare. Pas më shumë se 50 terreneve sportive të ndërtuara në dy vitet e para janë planifikuar edhe 200 milionë lekë për ndërtimin e 20 terreneve të tjera.

Talenti i Luiza Gegës u zbulua rastësisht. Strukturat e reja që po ngrijmë do të bëjnë të mundur që zbulimi i talenteve të reja të mos i përkasë rastësisë”, tha më tej Peleshi.

"Për fat të keq një njeri i suksesshëm sot quhet një njeri që përmes militantizmit ka mundur të zërë një pozicion pune të pamerituar. E keqja më e madhe është modeli i shtrembër që ne ndërtojmë për të tjerë. Që nuk është aftësia, puna apo djersa e ballit standarti. Luiza Gega na ka vërtetuar të kundërtën. Ajo ndoqi modelin e ri. Ndaj promocioni përmes këtij aktiviteti nuk ju vlen vetëm ju porn a vlen edhe ne për të rregulluar midis të tjerash modelet e suksesit", përfundoi Peleshi.

Ministrja e MAS, Lindita Nikolla vlerësoi lart performancën dhe rezultatet e atletes Gega, e cila, sipas Nikollës meriton më shumë.

 “Sot është dita t’i themi të gjithë Luizës se jemi krenarë për ty! Meriton më shumë, jemi të vendosur për më shumë investime. MAS i ka akorduar atë që ligji parasheh për arritjet në sport, është shumë pak nga ajo që Luiza e të tjerë meritojnë. Luiza është flamurmbajtësja e flamurit tonë në lojërat në Rio”,- tha Nikolla.

“Meritoni më shumë, jeni udhërrëfyese jete, model për tu ndjekur nga të gjithë ne, veçanërisht nga brezi i ri”.

Pasi mori medaljen e mirënjohjes Luiza premtoi të tjera arritje dhe ndau me gjithë publikun historinë e saj të suksesit dhe momentet e dobësisë që e kishin shtyrë deri aty sa t’i jepte fund.

“Rruga ka qenë e vështirë në jetën time, kam pasur jetë të vështirë, ka pasur ditë kur kam dashur ta lë sportin për të mbajtur vetën se duhet të punosh. Sot falenderoj pa masë trajnerin tim që nuk më la të lë sportin në ditë të vështira.
Shpresoj të jem këmba e mbarë edhe pëe sportistë të tjerë. Besoj që me mbështetje mund të arrijmë ta ngremë lart këtë flamur. Unë që e kam përjetuar nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Me pak ndihmë ne mund të arrijmë në sport”,- tha Gega.

“Sot ndjehem vërtet shumë krenare për veten, familjen, të gjithë që më kanë mbështetur. E dija që dhënia e medaljes do ishte çështje kohe. Olimpiada është e vështirë, po e di që me pak kam arritur këtu dhe me pak më shumë do arrij më lart”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037829875946045