INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Godet” Ben Blushi, Basha do zëvendësojë Niko Peleshin

“Godet” Ben Blushi, Basha do zëvendësojë Niko Peleshin

Publikuar më: 11:35 18-05-2017

Pas negociatave të Ramës me Bashën dhe arritjes së marrëveshjes, ka reaguar ironikisht Ben Blushi.
“Urime Luli! U nise të zëvendësoje Saliun, zëvendësove Nikon!”, ka shkruar Blushi. Ai ka  shtuar se nëse Basha kanë qëndruar në çadër vetëm për të shtyrë zgjedhjet sakrifica nuk ka vlerë.

Ja reagimi i plotë i Blushit:


URIM PËR MARRËVESHJEN!
Është kënaqësi që PD dhe aleatët u kthyen në zgjedhje pasi ky vendim jep më shumë garanci për njohjen e zgjedhjeve. Megjithatë nëse kanë qëndruar në çadër vetëm për të shtyrë zgjedhjet atëherë kjo sakrificë nuk ja ka vlejtur. Zgjedhjet janë më të mira jo vetëm kur ka më shumë parti, por kur ka më shumë standart. Sidoqoftë një pikë e marrëveshjes duket sikur ka hyrë në fuqi që dje: Luli sot duket si zëvendekryeministër i Edit. Urime Luli! U nise të zëvendësoje Saliun, zëvendësove Nikon!

Article Logic
Execution time: 0.0037591457366943