INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Struktura, Niko Peleshi: Shkrihen 37 agjenci, këto janë ministritë që do të preken

Struktura, Niko Peleshi: Shkrihen 37 agjenci, këto janë ministritë që do të preken

Publikuar më: 11:16 27-08-2017

Ish-Zëvendëskryeministri Niko Peleshi kryetari i grupit të punës të ngritur gjatë dy muajve të verës për ristrukturimin e e institucioneve të varësisë, prezantoi raportin e hartuar gjatë kësaj periudhe. Peleshi propozoi në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste shkrijeni e 37 agjencive ndërsa u shpreh se do të ketë riorganizime në institucionet lokale. “Rishikim të institucioneve, kemi një projekt rekomandimesh. Kemi arritur një formular me 341 institucione për të vazhduar punën për strukturën e re të institucioneve. Shqipëria ka numër të madh të institucioneve të varësisë, 500 institucione. Kemi 81 institucionet në shërbimet, 13 politik-bërje dhe 130 funksione mikse. Kemi një varitet të madh të institucioneve me punonjësit. 10% e institucioneve kanë më pak se 10 punonjës. 30% e institucioneve kanë regjistra të dixhitalizuar, të tjerat nuk kanë. Nga 141 agjenci, ne propozojmë një projekt me 104 agjenci varësi. Kemi shkrirë agjencitë me më pak se 10 persona dhe kemi shkrirë ato që kanë funksione të njëjta. 4 agjenci rajonale për shëndetësinë, 4 për arsimin, 4 për mjedisin, shërbimin social nga 12 në 4, degët e thesarit mund të bëhen në 4 nga 36 që janë sot. Propozojmë shkrirjen e drejtorive të bujqësisë, kalimin te AKU, statistikat kalojnë te bashkitë. Doganat do të bashkohen me Tatimet. Të ngrihet agjencia e mbrojtjes civile për emergjencat.

Ndryshimet në Ministri:

-Ministria e Bujqësisë, shkririje.

-Ministria e Financave, bashkimi i doganave dhe tatimeve;

-Ministria e Shëndetësisë- 4 drejtori kundrejt 12 që janë;

-Ministria e Brendshme- Rezervat materiale dhe emeregjencat civile;

-Ministria e Mirëqenies Sociale- Kalimin në 4 drejtori;

-Ministria e Arsimit: Bashkim të dy institucineve- 4 drejtori nga 12 drejtori që janë aktualisht;

-Ministria e Ekonomisë- agjenci standarizimi, bashkim i 2 drejtorive;

-Ministria e Zhvillimit Urban- të krijohet fondi i strehimit;

Ministria e Mjedisit- Agjensia e Mjedisit dhe Agjencia e Zonave të mbrojtura të shkrihen

Article Logic
Execution time: 0.003587007522583