INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luiza Gega ndërron fanellë, shpallet kampione në Turqi me Fenerbahcen

Luiza Gega ndërron fanellë, shpallet kampione në Turqi me Fenerbahcen

Publikuar më: 14:54 07-06-2017

Nuk i ndahen sukseset kampiones shqiptare të atletikës.

Së fundmi ajo ka zgjeruar palmaresin e saj me një tjetër titull kampion, këtë herë ama për ngjyrat e turkëve të Fenerbahces. Gega është renditur në vendin e parë në garën e 3000 metrave me pengesa duke u shkëputur shumë nga kundërshtarët. Ajo aktualisht është nën një kontratë 1 vjeçare me ekipin e qytetit të Stambollit, dhe do të vazhdojë të garojë për këtë skuadër në Superligën turke. Pavarësisht se po shton tituj në koleksionin e saj për llogari të ekipeve të tjera, ngjyrat kuqezi natyrisht që nuk do t’i ndahen, por një hap i tillë përpara në karrierë nuk mund të refuzohej nga askush, veçanërisht një kampione si Luiza.

Article Logic
Execution time: 0.0035109519958496