Ai ndërroi ekipin për të qëndruar pranë tij në ditët më të vështira, por për fat të keq babai i Naser Alijit ndërroi jetë disa ditë më parë. Në një intervistë për Blick.ch, Naser Aliji është shprehur se tashmë dëshiron që t’i dedikohet më tepër familjes duke shprehur qartazi dëshirën e tij për të luajtur vetëm në Zvicër.
“Pasi më mbaroi kontrata me Virtus Entellan, vendosa të rikthehem te FC Baden për të qëndruar pranë familjes, si edhe për të mbajtur trupin në formë derisa të më ofrohet një kontratë tjetër”, ka deklaruar Naser Aliji, qëllimi i të cilit është një kontratë në Super League, ose e një klub ambicioz në “Challenge League”.
Edhe pse ndërroi jetë më 30 shtator, Naser Aliji ka njoftuar në rrjetet sociale për ditën kur fillojnë vizitat në shtëpinë e tij.
Aliji përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se vizitat fillojnë më datën 21.10/2018.









10 Dec 2025 





