Shqipëria luan në transfertë ndaj Izraelit në kuadër të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë do të synojnë që në këtë takim të marrin një trepikësh që do t’i ndihmonte për rrugëtimin drejt Europianit të ardhshëm.
Sa i përket formacioneve, Uzuni është risia në këtë takim, që do ta nisë nga minuta e parë ndërkohë që në portë rikthehet Strakosha. Edhe Grezda, do ta nisë si titullar ndërkohë që Gavazaj ka përfunduar në stol këtë takim.
FORMACIONET
Izraeli: Harush, Dasa, Natço, Kajal, Peretz, Dabur, Hemed, Jeini, Tuata, Ben Harush, Tibi. Trajner: Andreas Herzog
Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Mavraj, Basha, Uzuni, Memushaj, Xhaka, Binaku, Balaj, Grezda. Trajner: Kristian Panucci.









10 Dec 2025 





