INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Turqia ''neutralizon'' 7 terroristë në ajër

Turqia ''neutralizon'' 7 terroristë në ajër

Publikuar më: 09:31 07-01-2019

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë ka kryer sulme ajrore në veri të Irakut, ku ka “neutralizuar shtatë terroristë"

Termi “terrorist” nga Ankaraja zakonisht përdoret për t’iu referuar anëtarëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, një grup i cili është i ndaluar në Turqi dhe konsiderohet organizatë terroriste nga Bashkimi Evropian.
Sipas ministrisë turke, të vrarët në sulmet ajrore që u kryen gjatë ditës së shtunë, po planifikonin një sulm mbi një bazë ushtarake turke.
Sulmet ajrore janë kryer në rajonin e Avasin-Basyan, shkruan Rel. Turqia ka kryer sulme ajrore mbi caqe të ndryshme në veri të Irakut që prej mesit të dhjetorit të vitit 2018.

Article Logic
Execution time: 0.0035758018493652