INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tensionet Greqi-Turqi,  Kammenos: Qytetarët të japin para që të blejmë luftanije

Tensionet Greqi-Turqi, Kammenos: Qytetarët të japin para që të blejmë luftanije

Publikuar më: 18:02 07-12-2018

Ndërsa raportet mes Greqisë dhe Turqisë tensionohen herë pas here, edhe politikanët respektivë të të dyja shteteve janë provokues në deklaratat e tyre.

Dhe është sërish ministri grek i Mbrojtjes Panos Kammenos i cili i ka bërë thirrje qytetarëve kryesisht atyre të pasurve që të kontribuojnë për blerjen e luftëanijeve. Sipas tij kjo bëhet për të rritur fuqinë luftuese të vendit. Ky vendim i Kamenos është shtyrë nga tensionet me vendet fqinje.

Udhëheqësi i Partisë Nacionaliste ka nisur një operacion vetëfinancimi për të mbledhur midis shtetasve të saj paratë e nevojshme për të rinovuar flotën kombëtare të luftës.

“Duhet të blejmë luftëanije të reja dhe të pajisemi me një anije simbolike që përfaqëson vendin”, tha ai duke shtuar se “tensionet me vendet afër nesh si Turqia na detyrojnë të marrim më shumë përgjegjësi”.

Në janar ai do të hapë një llogari bankare ku do të jetë i parë që do të depozitojë një muaj nga rroga e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0036218166351318