INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studentët gozhdojnë dyert e universiteteve [FOTO]

Studentët gozhdojnë dyert e universiteteve [FOTO]

Publikuar më: 10:25 07-01-2019

Ka nisur ndryshe protesta e studentëve, të cilët tashmë kërkojnë që Kryeministri të plotësojë 9 kushtet e tyre. Ata shfaqen të vendosur në kauzën e tyre. Protesta e studentëve e kanë nisur herët në mëngjes aksionin e tyre. Klajdi Bello, një nga studentët me aktivë të protestës, ka postuar një video në facebook, ku shihet një student me duke gozhduar derën e një prej Fakulteteve për të mos lejuar zhvillimin e procesit mësimor.
Klajdi Bello:
“Mirëmëngjesi!Përgatitjet kanë filluar. Meqenëse disa dekanë dhe rektorë kanë kërkuar të fillojë mësimi, studentët po ja kthejnë përgjigjen në mënyrën e tyre”.
Klajdi nuk është mjaftuar me gozhdët, por ai ka vendosur dryn në një tjetër Universitet, atë të drejtësisë.
“#Bojkot
O Sot o Kurrë!
Dryni dhe Fakultetit te Juridikut ?????
Vijon”...
Organizimi do të jetë i njëjtë do të nisë nga fakultetet në orën 8 dhe në orën 10 do të marshohet drejt kryeministrisë. Pankartat nuk do të mungojnë, paralajmërojnë edhe surpriza, por nuk pranojnë të zbulojnë detaje.

dryni_ne_unicversitet.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0036389827728271