INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Turneu i Minifutbollit në Bosnje/ Shqipëria i bën zbor Kroacisë, Matranxhi ''njeriu i ndeshjes'' [VIDEO]

Turneu i Minifutbollit në Bosnje/ Shqipëria i bën zbor Kroacisë, Matranxhi ''njeriu i ndeshjes'' [VIDEO]

Publikuar më: 10:41 15-07-2019

Kombëtarja Shqiptare e minifutbollit amator e ka mbyllur në mënyrën më të mirë aventurën e saj në turneun Nation Games që u zhvillua në Vitez të Bosnje Herzegovinës. Në këtë turne, djemtë tanë ku arritën të dalin në vend të tretë në grupin me katër skuadra rivale: vendasit e Bosnje-Hercegovinës, Hungaria dhe Kroacia.

embe.png

 

Në ndeshjen e parë, përfaqësuesja jonë u mund me rezultatin 1-0 nga Bosnja-Hercegovina, ndërsa në ndeshjene dytë barazuan në shifrat 1-1 ndaj Hungarisë, ku për tanët golin e shënoi Eugen Shima. Në ndeshjen e fundit, atë ndaj Kroacisë lojtarët kuqezi ishin dominues ndaj kundërshtarit, duke prodhuar lojë dhe gola.

Ishte një kombinimin tejet i bukur që nisi me Ilirjan Matranxhit, Julian Peposhit dhe Lecit, e ky i fundit shënoi golin e avantazhit. Kroatët u përgjigjën pak minuta më vonë, duke shënuar golin e barazimit për shkak të një neglizhence në mbrojtje.

Për të risjellë avantazhin mendoi sërish Matranxhi, i cili me një lëvizje mashtruese fitoi hapësirë dhe shënoi nga një pasim në këndore, duke rikthyer gëzimin në stolin e përfaqësueses shqiptare. Më i miri në fushë, me një gol dhe një assist, ishte padiskutim Matranxhi, i cili në kampionatin shqiptar të minifutbollit amator ishte pjesë e ekipit Julton.

Minutat në vijim ishin më të tensionuara, me kroatët në sulm dhe skuadrën tonë që kërkoi të mbronte rezultatin e si rrjedhojë Silger Gjoka u ndëshkua me karton të verdhë.

Por për të kapitulluar kroatët mendoi Mario Biba, i cili shmangu portierin për të çuar shifrat në 3-1.

Bosnje-Hercegovina u shpall ekipi kampion me dy fitore dhe një barazim, ndërsa Shqipëria u rendit në vend të tretë me një humbje, një fitore dhe një barazim.

 

Article Logic
Execution time: 0.0027220249176025