INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas 24 orë heshtjeje reagon Skënderbeu: KAS dha vendim të padrejtë, drejtësi e kalbur

Pas 24 orë heshtjeje reagon Skënderbeu: KAS dha vendim të padrejtë, drejtësi e kalbur

Publikuar më: 15:40 13-07-2019

Pas më shumë sesa 24 orë heshtjeje, ka ardhur reagimi zyrtar i Skënderbeut në lidhje me vendimin e KAS-it, që la në fuqi dënimin e dhënë nga Etika e UEFA-s, që e përjashtoi klubin korçar 10 vite nga Kupat e Europës dhe e gjobiti me 1 milion euro gjobë pasi e cilësoi fajtor në trukimin e rezultateve të ndeshjeve.

Klubi korçar ka vendosur të dalë në një deklaratë për mediat pas vendimit të Gjykatës Sportive, CAS, ku e përjashtoi ekipin bardhekuq për 10 vitet e ardhshme nga çdo kompeticion Europian si dhe 1 milion euro gjobë. Sipas tyre, edhe pse vendimi është marrë, në zyrat e tyre nuk ka shkuar ende komunikimi zyrtar. 

Klubi korçar e konsideron proçesin ndaj tyre si të dyshimtë, ku i gjithë proçesi ndaj tyre ka qënë i paragjykuar, i njëanshëm dhe i paracaktuar që prej vitit 2016. Madje, në reagimin e tyre thuhej se inspektorët e lidhur me çështjen kanë tentuar të krijojnë, përmes metodave dhe formave nga më të paskrupullta se Skënderbeut është dënuar në bazë të gjoja përceptimit publik të klubit dhe të personave lidhur me të. 

Por nuk mbaron me kaq, teksa korçarët shtojnë se është e papranueshme që CAS të marrë si të mirëqëna raportet e BFDS, sistem për të cilin askush nuk ka dijeni si funksionon, përfshirë edhe CAS-in. Është e papranueshme që CAS të mos marrë në konsideratë raportet shkencore të ekspertëve të basteve sportive dhe të ekspertëve sportiv të KF Skënderbeut, të cilët në mënyrë metodike dhe shkencore kane hedhur poshtë çdo argument të ngritur nga UEFA. 

Mbi të gjitha, është e papranueshme që të mos merren në konsiderate mbi 50 kundër-prova të paraqitura nga pala jonë, kur nga ana tjetër, e gjithë strategjia e inspektorëve të UEFA's mbështetej mbi dëshmi personash anonim (as identiteti i tyre nuk na është bërë i ditur) ose personash të cilët kanë konflikt të hapur interesi në lidhje me proçesin. 

Në fund, Skënderbeu pohon se do të paraqesë rekurs pranë Gjykatës Federale Zvicerane kundër vendimit të CAS datë. 12.07.2019, pasi kanë besimin e plotë se është e pafajshme.  

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0070979595184326
    array(1) { ["section"]=> string(89) "pas-24-ore-heshtjeje-reagon-skenderbeu-kas-dha-vendim-te-padrejte-drejtesi-e-kalbur-98498" }