INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tsipras thirrje opozitës: Pse thoni të mos përmirësojmë marrëdhëniet me Shqipërinë?

Tsipras thirrje opozitës: Pse thoni të mos përmirësojmë marrëdhëniet me Shqipërinë?

Publikuar më: 15:45 09-02-2019

Votimi i protokollit të anëtarësimit në NATO të Maqedonisë së Neriut në parlamentin grek u parapri nga debate maratonë me tone të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës.

Kryeministri Tsipras akuzoi opozitën se nuk ka një qëndrim të qartë për politikën e jashtme me vendet fqinjë, por vetëm përpiqet të pengojë anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

“Partia Demokracia e re nuk pajtohet me asgjë. Na thoni mos përparoni negociatat për përmirësimin e marrëdhënieve me Shqipërinë, mos zhvilloni bisedime me Turqinë, mos vijoni zgjidhjen për çështjen maqedonase, mos lejoni anëtarësimin e këtij vendi në bashkimin europian. Nëse zoti Micotakis mbështet veton për zgjerimin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit, ai nuk po vë në pikëpyetje jo vetëm një qëndrim kombëtar të Greqisë, por edhe një qëndrim të vazhdueshëm të Bashkimit Evropian” u shpreh Tsipras.

Article Logic
Execution time: 0.0034379959106445