INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Greqia tri ditë zi kombëtare, Tsipras: Askush nuk do të harrohet [FOTO]

Greqia tri ditë zi kombëtare, Tsipras: Askush nuk do të harrohet [FOTO]

Publikuar më: 17:54 24-07-2018

Pas tragjedisë që përfshiu Greqinë, kryeministri Alexis Tsipras shpalli tre ditë zie kombëtare.

I pikëlluar kryeministri grek deklaroi se askush nuk do të harrohet dhe se shteti do të ofrojë ndihmë për çdo qytetar të prekur nga kjo tragjedi.

“Nuk kam fjalë për të përshkuar ndjenjat tona në këto momente. Vendi kaloi një tragjedi të pallogaritur.

Dhjetëra persona rezultojnë të humbur. Kjo është e padurueshme për të gjithë, sidomos për familjarët që kanë humbur të dashurit e tyre, por edhe për ata që janë në pozita përgjegjësie.

Sot Greqia është duke mbajtur zi dhe në kujtesën e atyre që kanë humbur jetën, shpallim një zi kombëtare tre ditore. Por ne nuk duhet të lejojmë që zia të na mposhtë, për shkak se këto kohë orë luftarake, uniteti, guximi dhe mbi të gjitha solidariteti”, deklaroi Tsipras.

Raportohet se numri i viktimave ka arritur në 74 por bilanci mund të jetë edhe më tragjik.

 

8.PNG

6.PNG

5.PNG

4ok.PNG

3ok.PNG

2ok.PNG

1ok.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0039088726043701