INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Finlandezët e papunë të lumtur… me 560 euro në muaj

Finlandezët e papunë të lumtur… me 560 euro në muaj

Publikuar më: 16:10 09-02-2019

Finlanda është një nga ato shtete ku mirëqënia është e lartë.

Dhe duket se të papunët janë të motivuar të mos kërkojnë punë pasi pagesa e të ardhurave nga sistemi i shtyn ata të jenë lumtur me jetën e tyre.

Dhënia e të ardhurave bazë personave të papunë në Finlandë nuk i ka shtyrë ata të gjejnë punë, zbulon një hulumtim.

Nga janari i vitit 2017 deri në dhjetor të vitit 2018, 2,000 finlandezë të papunë kanë marrë një pagesë mujore prej 560 eurosh.

Qëllimi ka qenë që të shihet nëse siguria e garantuar do t’i shtyjë njerëzit të gjejnë punë.

Kur e ka nisur këtë hulumtim në vitin 2017, Finlanda ka qenë vendi i parë evropian që do të testonte idenë e të ardhurave.

Eksperimenti u ofroi të papunëve 560 euro në muaj për dy vite, por duket se ka rritur mirëqenien e përgjithshme të përfituesve, dhe ka dështuar t’i nxisë ata të gjejnë një punë dhe të fitojnë më shumë, siç kishin shpresuar zyrtarët finlandezë.

Article Logic
Execution time: 0.0029969215393066