INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trump nuk merr pjesë në darkën e korrespodentëve të Shtëpisë së Bardhë

Trump nuk merr pjesë në darkën e korrespodentëve të Shtëpisë së Bardhë

Publikuar më: 10:45 26-02-2017

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë më 29 prill.

Ngjarja e tillë bën pjesëmarrës njerëz të famshëm, gazetarë dhe politikanë, duke përfshirë dhe presidentin amerikan.

Donald Trump tha se nuk do të marrë pjesë në këtë ceremoni, vetëm një ditë pasi Shtëpia e Bardhë përjashtoi disa transmetues të gazetave më të njohura nga një konferencë për shtyp.

Gazetarët nga New York Times, CNN, Politico dhe disa mediume të tjera janë ndaluar të hynë në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë nga zëdhënësi për media, Sean Spicer.

Article Logic
Execution time: 0.0039849281311035