INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trump “nuk harron” Bujar Nishanin

Trump “nuk harron” Bujar Nishanin

Publikuar më: 17:35 03-03-2017

Bujar Nishani ka marrë këtë të premte një mesazh falenderimi nga Presidenti amerikan, Donald J. Trump. Në letyren e bërë publike në faqen zyrtare të Presdiencës thuhet se sfidat mund të kapërcehen nëpërmjet partneritetit.

Letra e Donald Trump për Buajr Nishanin:
“I dashur Zoti President,
E mirëprita me ngrohtësi mesazhin tuaj të urimit me rastin e betimit tim si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe e vlerësoj së tepërmi mendimin tuaj të mirë, mbështetjen dhe inkurajimin.
Përpara kemi sfida, të cilat besoj se do t’i kapërcejmë në partneritet dhe mbi baza të përbashkëta. Gjithashtu kemi mundësi të pamata për t’i çuar përpara qëllimet që ndajmë së bashku, për të promovuar qëndrueshmërinë globale si dhe për të arritur paqe dhe begati”.

Article Logic
Execution time: 0.0034399032592773