INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trump në dilemë për ceremoninë e inaugurimit, yjet e showbizz-it e refuzojnë [FOTO]

Trump në dilemë për ceremoninë e inaugurimit, yjet e showbizz-it e refuzojnë [FOTO]

Publikuar më: 17:51 13-12-2016

Pavarësisht se ai u zgjodh President  i SHBA-ve, sërish vazhdon “të gëzojë” antipatinë e shumë personave e kryesisht, atyre publikë.

Mediat amerikanë së fundmi bëjnë të ditur se Donald Trump po përballet me shumë vështirësi në gjetjen e yjeve për ceremoninë e inaugurimit të tij. Ndërkohë që Presidenti ende aktual, Barack Obama, gjatë kohës kur u  inaugurua në vitin 2009, kishte të pranishëm në ceremoninë e tij emra të njohur si: Beyonce, Aretha Franklin si dhe Rihanna, Kendrick Lamar e shumë emra të tjerë.  

Por Donald Trump nuk e gëzon këtë fat pasi stafi i tij po mundohet të kontaktojë me menaxherët e  yjeve që të performojnë në betimin që do të bëjë me 20 janar, 2017.

Ndërkohë disa yje, kanë reaguar për këtë. John Legend është shprehur: “Kur shohim dikë që është predikues i ndarjes dhe urrejtjes, është e pamundur që ai të marrë yje, artistë pranë vetes”.

Gjitashtu edhe Zara  Larson është shprehur e vendosur se nuk ka ndërmend të jetë pjesë e inagurimit të Presidentit Trump.

Edhe pse pak më parë u fol se Elton John do të ishte pjesë e iangurimit të Trump, ka qenë ai vetë që ka mohuar gjithçka.

Duket se deklaratat rraciste të Trump gjatë fushatës së tij elektorale, po i kushtojnë atij refuzimin nga artistët. Karma vepron!

nintchdbpict0002801257143.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035898685455322