INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trump ndryshon mendim për Rusinë, po këtë herë çfarë pretendon

Trump ndryshon mendim për Rusinë, po këtë herë çfarë pretendon

Publikuar më: 09:29 18-07-2018

Duket se Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump sërish ndryshon mendim për Rusinë.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se pranon përfundimet e agjencive amerikane të inteligjencës se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Ai ka thënë se është keqkuptuar gjatë ditës së hënë pasi ka synuar të thotë se nuk ka asnjë arsye pse Rusia mund të mos ketë ndërhyrë.

Komentet e tij fillestare kanë ardhur pasi Trump është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin në Helkinki në samitin e parë në mes të liderëve të SHBA-së dhe Rusisë nga viti 2010.

Pas këtyre deklaratave, presidenti amerikan është përballur me kritika të ashpra madje edhe disa prej aleatëve i kanë kërkuar të sqarojë pozicionin e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0038549900054932