INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Panik në avionin Tiranë-Milano me 143 pasagjerë në bord. Bëri ulje emergjente

Panik në avionin Tiranë-Milano me 143 pasagjerë në bord. Bëri ulje emergjente

Publikuar më: 09:32 18-07-2018

Një avion, i cili ishte nisur nga Tirana me destinacion Milanon, ka bërë ulje emergjente në aeroportin Raffaello Sanzio në Falconara. Mediat italiane bëjnë me dije se avioni me 143 persona në bord i përket linjës “Blue Panorama”. Sipas hetimeve paraprake, avioni “Boeing 737” është ulur rreth orës 18:30 në aeroportin Raffaello Sanzio, për shkak të një dëmtimi. E gjithë kjo është shoqëruar me ankth të fortë te pasagjerët. Nga hetimet e para, ka realizuar se ka qenë një defekt i konstatuar në avion, detyroi komandantin të devijonte rrugën duke u ulur në Sanzio. Aeroplani është ngritur nga aeroporti ku kishte bërë uljen e detyruar por pa udhëtarët që kanë mbetur të gjithë në Ancona.

Article Logic
Execution time: 0.0037128925323486