INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trump i drejtohet kombit mbi 'krizën e kufirit'

Trump i drejtohet kombit mbi 'krizën e kufirit'

Publikuar më: 19:32 09-01-2019

Presidenti i SHBA, Donald Trump, bëri një apel televiziv drejtuar vendit nga Zyra Ovale, duke komentuar qëndrimin e Kongresit për murin që ka çuar në një mbyllje 18-ditore të qeverisë. Trump këmbënguli në financimin e murit kufitar të gjatë të premtuar me Meksikën. Megjithatë, ai nuk shpalli një emergjencë që do t'i mundësonte atij të anashkalonte dhomën e ulët të Kongresit të kontrolluar tani nga demokratët e opozitës. Krerët demokratë e akuzuan atë për mbajtjen peng të popullit amerikan. Presidenti republikan kërkon 5,7 miliardë dollarë për të ndërtuar një pengesë çeliku, e cila do të bënte realitet zotimin e fushatës së tij. Por demokratët, të cilët kohët e fundit kanë marrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, kundërshtojnë me forcë dhënien e fondeve. Mbyllja e vazhdueshme e ¼ së agjencive federale është e dyta më e gjatë në histori, duke lënë qindra mijëra punëtorë qeveritarë të papaguar.
Çfarë tha Trump?
Në një conference prej tetë minutash të martën, ai fajësoi demokratët për mbylljen e qeverisë. Situata në kufi ishte një "krizë humanitare, një krizë e zemrës dhe një krizë shpirti"-, tha ai. Presidenti deklaroi se Meksika, do të paguante për murin nëpërmjet një rivendosje të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut, e cila ende duhet të ratifikohet. Ekonomistët e kanë kundërshtuar këtë. Meksika kurrë nuk ka rënë dakord të paguajë për murin. Presidenti tha gjithashtu se 90% e heroinës së shitur në SHBA vjen nga Meksika.

Article Logic
Execution time: 0.0041561126708984