INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
BE komenton letrën e presidentit Trump: Mbështetje dhe inkrajim për dialogun Kosovë-Serbi

BE komenton letrën e presidentit Trump: Mbështetje dhe inkrajim për dialogun Kosovë-Serbi

Publikuar më: 17:21 20-12-2018

Letrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dërguar President të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb, Aleksandër Vuçiç Bashkimi Evropian e sheh si një shenjë të inkurajimit dhe mbështetjes së dialogut Kosovë-Serbi. Këtë e bëri të ditur gjatë të enjtes zëdhënësja e BE Maja Kocijançiç. “Ne e shohim këtë letër si një sinjal të mbështetjes dhe inkurajimit të SHBA-ve për një dialog që është nën kujdesin e BE”. “Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës e udhëheqin presidentët Vuçiq dhe Thaçi me ndërmjetësimin e përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, dhe me SHBA-në është një “partner i rëndësishëm në proces”, tha ajo. E pyetur nga gazetarët nëse “nisma amerikane, zyrtarët e së cilës mbështetën ndryshimin e kufirit të Kosovës dhe Serbisë,është në kontrast me qëndrimin e Këshillit të BE-së dhe si e tillë më shumë bën dëm sesa ndihmon dialogun”, Koçijançiç përsëriti se BE-ja ka parametra të qartë”, lidhur me zgjidhjen e mundshme në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.

Article Logic
Execution time: 0.0038938522338867