INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trump dërgon pas hekurave 'për tradhti' Obamën dhe Klintonin?

Trump dërgon pas hekurave 'për tradhti' Obamën dhe Klintonin?

Publikuar më: 16:34 28-11-2018

Presidenti Donald Trump ripostoi në llogarinë e tij në twitter një imazh që tall një sërë figurash që kreu i Shtëpisë së Bardhë i konsideron armiqtë, të vendosur pas hekurave, duke përfshirë zëvendësin e tij avokatin e përgjithshëm, Rod Rosenstein. Fotomontazhi , i cili u postua nga një llogari e quajtur Trump Train, përfshinte gjithashtu Barack Obama, Bill dhe Hillary Clinton dhe Robert Mueller. "Tani që marrëveshja e Rusisë është një gënjeshtër e provuar, kur fillojnë gjyqet për tradhti?"-ishte mesazhi i shkruar mbi foto. Trump bëri të tjera postime në platformën e medieve sociale për të sulmuar mediet kryesore dhe hetimin e z. Mueller për marrëveshjen e mundshme të Trump me Rusinë. "Ndërkohë që lajmi i rremë, i pështirë po bën gjithçka brenda fuqisë që ka për të raportuar në atë mënyrë, të paktën 3 lojtarë kryesorë po tregojnë se grupi i zemëruar i Muellerit të Demsit është duke u thënë dëshmitarëve që të gënjejnë për faktet dhe ata do të marrin lehtësim"-shkroi ai.

Article Logic
Execution time: 0.0043230056762695