INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tronditet Tirana! Vëllai godet vëllanë me thikë për...

Tronditet Tirana! Vëllai godet vëllanë me thikë për...

Publikuar më: 19:09 14-08-2018

Vetëm pak minuta më parë një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin.

Dy vëllezër janë konfliktuar fizikisht për çështje pronash, aq sa njëri prej tyre i ka ngulur thikën vëllait.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale I.X, i cili qëlloi me thikë shtetasin A.X, në rrugën “Meme Meto”.

Fatmirësisht i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka shoqëruar në komisariat autorin dhe ka nis hetimet paraprake.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 14.08.2018, rreth orës 11:54, në rrugën “Meme Meto” janë konfliktuar për motive të dobëta dy vëllezër (shtetasit I. X., dhe A. X.,) ku gjatë konfliktit shtetasi I. X., ka qëlluar në trup me mjet prerës, vëllain e tij, shtetasin A. X.

I dëmtuari A. X., është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të mëtejshme autorin I. X., si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës.

Article Logic
Execution time: 0.0033581256866455