INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tragjedia e rëndë në Genova! Presidenti Meta i dërgon mesazh ngushëllimi homologut italian...

Tragjedia e rëndë në Genova! Presidenti Meta i dërgon mesazh ngushëllimi homologut italian...

Publikuar më: 20:01 14-08-2018

Deri tani raportohen 35 persona të vdekur dhe me dhjetëra të plagosur nga tragjedia e rëndë që ndodhi sot në qytetin e Genova-s në Itali.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe presidenti Meta i cili i ka dërguar një letër ngushëlli homologut italian, Sergio Mattarella.

“Në këto momente të veshtira jam pranë jush, pranë popullit mik italian, qytetarëve të Genovas dhe të gjitha familjeve të lënduara nga kjo fatkeqësi”- shkruan ndër të tjera Ilir Meta.

Reagimi i plotë:

I dashur President Mattarella, Jam shumë i trishtuar nga humbja e jetëve si pasojë e ngjarjes tragjike në qytetin e Genovas.

Në këto momente të vështira jam pranë jush, pranë popullit mik italian, qytetarëve të Genovas dhe të gjitha familjeve të lënduara nga kjo fatkeqësi.

Ngushëllimet e sinqerta dhe solidariteti im e i popullit shqiptar për familjet e viktimave dhe urimi i sinqertë për një shërim të shpejtë për të lënduarit e kësaj katastrofe.

Article Logic
Execution time: 0.0040249824523926